Corriere della sera: Tërmeti në Shqipëri bashkon shqiptarë e kosovarë
BKT
   Bota

Corriere della sera: Tërmeti në Shqipëri bashkon shqiptarë e kosovarë

Tërmeti i së martës në Shqipëri ka bërë shumë jehonë në median e huaj sidomos atë italiane.

E përditshmja ‘Corriere Della Sera’ i ka kushtuar një jehonë kësaj ngjarje të rëndë që duket se ka pasur edhe anën pozitive të saj teksa ka bërë mrekullinë duke bërë bashkë, shqiptarë, kosovarë, kroatë e maqedonas teksa japin ndihmën e tyre për të prekurit e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

’20 vjet pas luftës në Kosovë, ish-Jugosllavia formohet thuajse e gjitha sërish për herë të parë pas shpërbërjes mizore të vendeve që erdhi pas përleshjeve dhe spastrimeve etnike-thuhet në reportazhin e Corriere Della Sera-në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar edhe pse vetëm për pak ditë teksa bëhen përpjekjet për të përballuar tërmetin që goditi bregun shqiptar në natën mes të hënës dhe të martës dhe distriktin e Krujës, 60 km në veriperëndim’

Prej dy ditësh skuadra ndihme nga Prishtina, Beogradi, Tirana Zagrebi, Shkupi janë bërë bashkë; zjarrfikës, ushtarakë, njësi cinofile, skuadra që janë dalluar na uniforma dhe flamuj që një kohë deklaroheshin armike me krenari, sot janë në garë me kohën për të rikuperuar viktimat.

‘Ndoshta nuk krijojnë vëllazëri, por bashkojnë forcat drejt një objektivi të përbashkët”, thuhet më tej në reportazhin e të përditshmes të njohur italiane

Në fund, në Thumanë janë 26 grekë të E.M.A.K., mbrojtja civile në Athinë me 2 qen që alternohen në 2 turne, në orët e para ata nxorën nga rrënojat një grua 45 vjeçare që ishte e gjallë dhe më pas 3 trupa pa jetë./tch