13:25 / 28.11.2019
Trump nënshkruan ligjin që mbështet protestuesit në Hong Kong
Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një ligj që mbështet protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong.
Vendimi u dënua nga autoritetet e Hong Kongut dhe Kinës.
“Unë nënshkrova ligjin mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong Kong", njoftoi presidenti amerikan përmes një deklarate, raporton AFP.
"Qeveria e Hong Kongut shprehu keqardhjen e saj të thellë për vendimin e Trumpit dhe e akuzoi Uashingtonin për "ndërhyrje" në punët e brendshme të Hong Kongut.























