19:27 / 28.11.2019
Macron: Evropianët t’i bashkohen negociatave për traktatin e ardhshëm FNI
Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi sot që evropianët t’i bashkohen traktatit që do të zëvendësojë marrëveshjen ruso-amerikane të vitit 1987, pas denoncimit të këtij të fundit nga SHBA-ja.
“Ne nuk mund të delegojmë sigurinë tonë me një marrëveshje dypalëshe ku asnjë evropian nuk është palë pjesëmarrëse”, deklaroi ai në pritje të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Paris.
“Duhet një përfshirje e evropianëve në këtë traktat të ardhshëm”, konfirmoi ai./ATSH/























