Plenkoviç: Zgjerimi i BE i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon
Gjatë kryesimit të saj të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2020, Kroacia do të mbështesë rrugëtimin të aspirantëve të Evropës Juglindore në BE, pasi Zagrebi e sheh këtë të rëndësishme për transformimin, paqen dhe stabilitetin në rajon, deklaroi sot në parlament kryeministri Andrej Plekoviç.
Plenkoviç prezantoi para deputetëve kroatë një raport mbi mbledhjen e Këshillit Evropian më 17-18 tetor, gjatë së cilës liderët evropianë në Bruksel diskutuan një kornizë të re institucionale të BE-së, procesin e zgjerimit, Brexit-in, një buxhet të ri shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian, ndryshimin e klimës dhe zhvillimet në Turqi.
Këshilli Evropian nuk arriti të merrte një vendim unanim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka ishin kundër hapjes së negociatave, pavarësisht se Komisioni Evropian dha dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të tyre për anëtarësim.
“Këshilli Evropian pritet të vendosë përsëri këtë temë në axhendën e tij, para një takimi të samitit të BE-së dhe vendeve të Evropës Juglindore, në maj në Zagreb”, theksoi Plenkoviç.
Ai shtoi se zgjerimi është i rëndësishëm për transformimin e vendeve që janë ende jashtë bllokut dhe se Kroacia është e vetëdijshme për rëndësinë e tij për paqen dhe stabilitetin, veçanërisht në juglindje të Evropës.























