Mijëra protestues nisin raundin e ri të protestave në Hong Kong
BKT
   Bota

Mijëra protestues nisin raundin e ri të protestave në Hong Kong

Pas një jave të qetësisë, mijëra protestues anti-qeveritar vërshuan rrugët e Hong Kongut të dielën duke bërë thirrje për "çlirimin e Hong Kongut".

Protesta e cila u mbajt në një nga pjesët kryesore të qytetit, erdhi pas marshit të qindra protestuesve pranë konsulatës së Shteteve të Bashkuara për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ditë më parë nënshkroi një ligj që mbështet protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong.

Vendimi u dënua nga autoritetet e Hong Kongut dhe Kinës.