09:04 / 02.12.2019
Jordan, 13 pakistanezë humbin jetën nga zjarri në një shtëpi
Tre pakistanezë të tjerë u lënduan nga zjarri.
Trembëdhjetë emigrantë pakistanezë kanë humbur jetën gjatë zjarrit në një shtëpi në Jordanin perëndimor, bënë të ditur autoritet e mbrojtjes civile.
Zjarri shpërtheu sot në agim në një shtëpi të banuar nga dy familje pakistaneze në qytetin Karameh para se zjarrfikësit të arrinin ta vënin nën kontroll, theksuan autoritetet.
Tre pakistanezë të tjerë u lënduan nga zjarri.
Shkaku i zjarrit ende mbetet i panjohur./aa/























