Mbi 11 mijë njerëz të zhvendosur nga përmbytjet në Malajzi
Departamenti i Ujitjes dhe Drenazhit në provincën Kelantan tha se niveli i ujit do të ngritet në përmasa të rrezikshme pas reshjeve.
Mbi 11 mijë njerëz në provincat Terengganu dhe Keantan në Malajzi janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive.
Sipas mediumeve lokale, numri i personave të evakuuar në Terengganu si pasojë e reshjeve që nga fundjava ka shkuar në 5.807, ndërsa në Kelantan 5.636 persona janë prekur nga përmbytjet dhe janë vendosur në qendra të autoriteteve rajonale.
Nga ana tjetër, Departamenti i Ujitjes dhe Drenazhit në Kelantan tha se niveli i ujit do të ngritet në përmasa të rrezikshme pas reshjeve.
Ndërkaq, niveli i Lumi Golok, më i madhi në këtë provincë, ka tejkaluar kufirin e rrezikshmërisë prej 9 metrash për të shkuar në 10,47 metra.
Siç raportohet, krahas Lumit Golok, nivelet e pesë lumenjve të tjerë po ashtu kanë tejkaluar kufirin e rrezikshmërisë.























