Burkina Faso, 14 të vdekur gjatë një sulmi në kishë
"Një sulmues i panjohur kreu sulm gjatë shërbimit të së dielës në një kishë protestante në qytetin Hantoukoura afër kufirit me Nigerin", thuhet në njoftim.
Së paku 14 persona janë vrarë gjatë një sulmi në një kishë në lindje të Burkina Fasos gjatë meshës së të dielës.
Sipas njoftimit qeveritar "një sulmues i panjohur kreu sulm gjatë shërbimit të së dielës në një kishë protestante në qytetin Hantoukoura afër kufirit me Nigerin".
"Ky sulm për fat të keq la 14 të vdekur dhe shumë të plagosur".
Në njoftimin thuhet se ushtarët në rajon filluan operacione kundër sulmuesve.
Sipas autoriteteve, që nga shkurti rreth 21 persona janë vrarë në sulmet që synojnë të krishterët.
Të krishterët përbëjnë një të tretën e popullsisë së Burkina Faso.
Presidenti Roch Marc Kabore në nëntor u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të guximshëm dhe të bashkohen në luftën kundër grupeve terroriste pasi 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën gjatë sulmit ndaj një kolone që transportonte punonjës vendas të ndërmarrjes kanadeze të minierave Semafo.
Tre grupe kryesore militante janë duke bërë kërdi në veri dhe lindje të vendit.
Raportet tregojnë se qindra njerëz janë vrarë deri më tani këtë vit dhe më shumë se 150,000 të tjerë janë arratisur nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve që bëhen në rajonin Sahel.























