​Poloni, mijëra qytetarë në mbrojtje të gjyqësorit
BKT
   Bota

​Poloni, mijëra qytetarë në mbrojtje të gjyqësorit

Mijëra njerëz mbushën dje në mbrëmje rrugët e Varshavës, Krakovit, Breslavës, Poznanit dhe 100 qyteteve të tjera polake në mbrojtje të sistemit gjyqësor, i kërcënuar nga qeveria.

Qeveria polake e shpalli të pavlefshëm vendimin e fundit të Gjykatës Europiane, që kërkon që Polonia të respektojë autonominë e gjyqtarëve nga pushteti politik.

“Njerëz të lirë, gjykata të lira” ishin thirrjet e demonstruesve, ndërkohë që fjalimi kryesor u mbajt nga gjykatësi Pawel Juszczyszyn, i pezulluar së fundmi nga ministri i Drejtësisë Zbigniew Ziobro, pikërisht sepse kërkonte zbatimin e dënimit evropian.

Një nga prokurorët zbuloi që vitet e fundit në Poloni një e treta e 114 prokurorëve janë pezulluar nga postet dhe janë zëvendësuar nga njerëz të afërt me partitë në pushtet.