18:49 / 02.12.2019
Kandidatja për Komisionin Evropian, akuzohet për shpërdorim fondesh publike
Ish-eurodeputetja franceze, Sylvie Goulard, kandidate për Komisionin Evropian, u akuzua nga gjykatësja e ngarkuar me një hetim mbi punësimet e dyshuara fiktive të asistentëve të deputetëve evropianë, bëri të ditur sot një burim gjyqësor.
“Goulard, e cila dështoi në emërimin si drejtuese e Komisionit Evropian për shkak të këtij hetimi, u akuzua për shpërdorim të fondeve publike në përfundim të seancës së saj në gjykatën e Parisit”, sipas këtij burimi.























