12:34 / 03.12.2019
Automjeti përplas nxënësit, humb jetën një 12 vjeçar
Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur dje si pasojë e një aksidenti ku një makinë humbi kontrollin duk e i përplasur.
Fëmijët po shkonin në shkollën Debden në qytetin Essex në Britani.
Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë ndërsa policia ka bllokuar qarkullimin rrugor dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë së Essex, si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dhe 5 persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy djem të moshës 15 vjeçare, një 13 vjeçar, një vajzë 16 vjeçe dhe një grua 53 vjeçe.























