Macron: Lufta kundër DEASH-it është prioritet
"Jo të gjitha pasiguritë në Siri janë larguar, por ka një vullnet për t’i dhënë përparësi luftës kundër DEASH-it. Kjo është e rëndësishme për mua”, tha Macron.
Pas takimit katër-palësh për Sirinë në Londër, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se lufta kundër DEASH-it është prioritet.
Para samitit të NATO-s, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti Macron u takuan në Londër me kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Macron theksoi se puna duhet të vazhdojë për t’i dhënë fund krizës në Siri dhe se bashkëpunimi për refugjatët duhet të vazhdojë.
I pyetur për presidentin Erdogan, i cili së fundmi kritikoi komentet e presidentit francez se NATO-s i ka “vdekur truri”, Macron tha se, “Kam pasur rastin ta takoj personalisht. I respektoj të gjithë. Ju nuk më dëgjuat duke mos respektuar dikë. Të gjithë marrin përgjegjësi. Unë mendoj se Turqia është një vend i madh. Kam respekt të thellë për popullin turk”./aa/























