Mjekët: Mos pengoni Ligjin për Paga
Sharr Travel

Mjekët: Mos pengoni Ligjin për Paga

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik të Kosovës kanë mbajtur sot një takim me drejtorët, sindikalistët dhe Odën e Mjekëve.

“Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të pa pranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim  të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor”, thuhet në një njoftim nga QKU.

Pjesëmarrësit e takimit iu kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve që të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij ligji.


MË SHUME NGA Shëndetësi