10:23 / 04.12.2019
Hoteli 5 katësh përfshihet nga flakët
Një hotel 5 katësh është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm(4 dhjetor 2019) në perëndim të Londrës.
Rreth 100 forca zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje ku u evakuuan 160 persona.
Në momentin e arritjes së tyre, flakët ishin përhapur në të gjithë ndërtesën.
Nuk raportohet për viktima dhe për dëmtime serioze.
Shkaku i zjarrit nuk bëhet ende i ditur.























