Byrek me kungull
Përbërësit
15 peta byreku te gatshme
1kg tul kungulli
300ml qumësht
300gr gjalpë
3 vezë
1luge miell
kripë
sipas deshires djathë copëza
Përgatitja
Grijme tulin e kungullit ne rende me pjesen me te trashe te saj.
Ne nje tenxhere, shkrijme rreth 200gr gjalp dhe shtojme kungullin duke e gatuar ne zjarr te ulet per rreth 30 minuta; ne kete menyre kungulli do te zbutet dhe do ti avulloje lengu i tepert.
3
Ne nje tas rrahim vezet, shtojme qumeshtin, miellin, pak kripe, 100gr gjalp te shkrire paraprakisht ne mikrovale dhe kungullin duke i perziere shume mire; kjo eshte harxha me te cilen do te mbushim byrekun.
Lyejme me pak gjalp taven ku do te pregatisim byrekun, shtrojme 5 peta duke i sperkatur çdonjeren prej tyre me pak qumesht, shtojme gjysmen e harxhes me kungull, 5 peta te tjera (te sperkatura me qumesht), harxhen e mbetur dhe e perfundojme byrekun me 5 petat e fundit.
I kthejme anet byrekut, hedhim mbi te qumeshtin e mbetur dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.























