Kryeministri i caktuar tunizian zotohet për formimin e qeverisë "harmonike"
BKT
   Bota

Kryeministri i caktuar tunizian zotohet për formimin e qeverisë "harmonike"

Habib Jemli thotë se qeveria duhet të jetë efektive në përgjigjen e kërkesave të popullit ndërsa shton se përparësitë e tij kyçe janë fushat sociale dhe ekonomike.

Kryeministri i caktuar i Tunizisë, Habib Jemli, është zotuar për krijimin e një koalicioni qeveritar “harmonik” në përputhje me aspiratat e popullit.

Duke folur për Anadolu Agency, Jemli thekson se populli tunizian “dëshiron që ato parti në qeveri të përmbushin pritjet e tyre në fushat e punësimit, zhvillimit lokal dhe rajonal, si dhe të rrisin standardin e jetesës dhe të luftojnë korrupsionin”.

Jemli thotë se qeveria duhet të jetë efektive në përgjigjen e kërkesave të popullit, ndërsa shton se përparësitë e tij kyçe janë fushat sociale dhe ekonomike.

Ai thekson nevojën për të përmirësuar ekonominë kombëtare, siç thotë ai, duke u përqendruar në inkurajimin e investimeve në sektorin publik dhe atë privat, sepse “është kushti paraprak dhe motivi i parë në krijimin e pasurisë, pa të cilët situata aktuale nuk mund të rregullohet”.

Kryeministri i caktuar thotë se qeveria e tij do të jetë “krejt ndryshe” nga ish-qeveritë dhe premton se do të kryejë reformat e kërkuara në fushën ekonomike dhe sociale.

Jemli gjithashtu deklaron hapur për të gjitha partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile pa asnjë dallim apo paragjykim. Ai thekson se ai nuk do të ketë prirje ndaj asnjë partie politike, përfshirë lëvizjen Ennahda që e ngarkoi atë me detyrë për formimin e qeverisë.

- Burime të reja financiare

Duke folur për planet e tij ekonomike, Jemli thotë se politika fiskale e qeverisë së tij do të përqendrohet në përpjekjet kombëtare dhe kapacitetin e shkatërruar të prodhimit të vendit.

Përveç kërkimit të burimeve të reja të financimit të brendshëm dhe të jashtëm, kryeministri i caktuar tunizian thekson se vendi do të mbështetet në kapitalin kombëtar.

Gjatë kësaj politike, thotë Jemli, qeveria nuk do të ndalojë së punuari me institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore (BB) dhe të tjera.

Ai po ashtu zotohet për balancimin e politikës së borxhit, duke theksuar se fondet do të drejtohen vetëm tek strukturat e prodhimit dhe të zhvillimit.

Jemli pranon se vendi i tij është “në një fazë të vështirë dhe ende ka nevojë për fonde të jashtme”.

Ai shpreh besim në suksesin e qeverisë së re për të bindur këto institucione financiare që të qëndrojnë me Tunizinë në periudhën e ardhshme.

- Çështja e këndvështrimeve popullore

Së fundmi, Tunizia ka qenë dëshmitare e dy këndvështrimeve popullore. E para kërkon një qeveri të fortë revolucionare që lufton korrupsionin dhe ndërpret të gjitha lidhjet me partitë e ish-regjimit, ndërsa e dyta bën thirrje për të mbajtur lidhje me palët gjatë trajtimit të situatës aktuale në vend.

Siç thotë Jemli, këndvështrimet e ndryshme janë “politikisht të dëmshme për vendin”.

Partitë që qeverisën vendin pas revolucionit tunizian, Jemli i sheh si përgjegjëse për situatën aktuale dhe thotë se ndarja që dëmton Tunizinë duhet të eliminohet.

- Iniciativat sociale dhe ekonomike

Në lidhje me lëvizjet sociale dhe protestat që zakonisht në Tunizi ndodhin gjatë dimrit, Jemli tha se, “Ne e dimë që dhjetori dhe janari zakonisht shoqërohen me ngjarje dhe protesta sociale”.

Në këto muaj shpesh ka protesta popullore në Tunizi, me anë të të cilave bëjnë thirrje për “zhvillim dhe ndalim të margjinalizimit” të pjesës së brendshme të vendit, veçanërisht për shkak të shirave dhe infrastrukturës së dobët.

“Tunizianët tani janë të vetëdijshëm se rruga demokratike është e saktë dhe e qëndrueshme, e cila ka ndryshuar rrënjësisht hartën dhe kështu u dha atyre besim se praktika demokratike përfundimisht do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të tyre”, shprehet Jemli.