SHBA, Universiteti ”Columbia” bursa për studentët refugjatë
BKT
   Bota

SHBA, Universiteti ”Columbia” bursa për studentët refugjatë

Universiteti njujorkez ”Columbia” do të integrojë deri në 30 studentë refugjatë në SHBA duke mbështetur plotësisht edhe tarifat e shkollimit dhe akomodimin e tyre.

Ky program bëhet në vazhdimësi të nismave të filluara në vitin 2016, në kuadër të të cilave shtatë studentë sirianë i janë bashkuar tashmë universitetit prestigjioz.

Do të pranohen personat e shpërngulur, të cilët kanë lënë vendin e tyre të origjinës prej të paktën dy vitesh, por më pak se dhjetë vjet dhe arsimi i lartë i të cilëve është ndërprerë nga një ngjarje e jashtme (luftë apo katastrofë natyrore).

Studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë në të gjitha katedrat e universitetit dhe ciklet, në varësi të profilit të tyre akademik.

Ata do të mund të përfitojnë nga mbështetja jashtëkurrikulare e ofruar nga universiteti, si edhe nga studentët.

Studentët e parë të programit do të zgjidhen në vitin 2020./atsh/