13:18 / 05.12.2019
Londër, 30-vjeçarja sulmohet me acid në fytyrë
Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një `substancë` është hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën veriore. Dyshohet sulm me acid. Viktima, 30 vjeç, është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikës së trafikut në `Kentish Town Road, Camden`.
Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit.
Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.
Lëndimet e saj nuk janë jetike, dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.























