14:19 / 05.12.2019
Nokia vitin e ardhshëm do ta sjellë telefonin e saj 5G
HMD Global është duke shpresuar në rrjetin 5G për ta ringjallur famën e tyre për telefonat e mençur.
Kjo kompani ka njoftuar se Nokia së shpejti do ta sjell një telefon 5G i cili po ashtu do ta përdorë Snapdragon 765 SoC.
Po ashtu ky telefon do ta përdorë teknologjinë PureDisplay që ofron mbështetje për prodhimin e videos HDR10.
Mirëpo kjo kompani nuk zbuloi emrin që do ta ketë ky telefon apo ndonjë detaj tjetër vetëm se mendohet se do të dalë në treg në vitin e ardhshëm në muajin korrik.























