"Arabia Saudite do t’u japë nënshtetësi profesionistëve"
Sharr Travel

"Arabia Saudite do t’u japë nënshtetësi profesionistëve"

Dekreti synon të tërheqë profesionistë të shquar për të jetuar në Arabinë Saudite për të kontribuar në përparimin dhe zhvillimin e Mbretërisë.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz, ka nxjerrë një dekret mbretëror për t'u dhënë nënshtetësi profesionistëve të huaj të shquar.

Sipas portalit të lajmeve Sabq, dekreti synon të tërheqë profesionistë të shquar për të jetuar në Arabinë Saudite për të kontribuar në përparimin dhe zhvillimin e Mbretërisë.

Më tej, thuhet se Rijadi synon profesionistët, përfshirë studiuesit islam si dhe ekspertët në energjinë bërthamore dhe të rinovueshme, mjekësinë, farmakologjinë, shkencat kompjuterike, naftën, inteligjencën artificiale, robotikën, ekologjinë, astronautikën, aviacionin, kulturën, sportin dhe artet.

Sipas portalit saudit të lajmeve, dekreti u lëshua dy muaj më parë në përputhje me Vizionin Saudit 2030 që synon të krijojë një mjedis tërheqës për inovatorët dhe profesionistët e shquar për të jetuar në Mbretëri.

Ende asnjë deklaratë zyrtare nuk është lëshuar nga autoritetet saudite mbi dekretin.