Paralajmërohet protestë para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës
Sharr Travel

Paralajmërohet protestë para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës

Sindikata e Spitalit të Mitrovicës nesër organizon protestë para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës në shenjë pakënaqësie me rastin e sulmit të dy punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës.

Mbrëmë rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë.

Ndryshe, protesta mbahet prej orës 8:30 -09:00, ndërsa ajo përkrahet edhe nga organet qendrore të FSSHK-së.


MË SHUME NGA Shëndetësi