Mbi 300 rebelë ruandezë dorëzohen në RD të Kongos
BKT
   Bota

Mbi 300 rebelë ruandezë dorëzohen në RD të Kongos

Gjeneral majori Leon Kasonga tha se 306 pjesëtarë të Forcave Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR) u dorëzuan me armët e tyre në rajonin Kalehe të provincës Kivu Jugore.

Qindra pjesëtarë të një grupi rebel të Ruandës janë dorëzuar tek ushtria e Republikës Demokratike të Kongos.

Duke folur në televizionin shtetëror, gjeneral majori Leon Kasonga tha se 306 pjesëtarë të Forcave Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR) u dorëzuan me armët e tyre në rajonin Kalehe të provincës Kivu Jugore.

Rebelët nuk kishin asnjë shans të shpëtonin pasi baza e tyre në Parkun Kombëtar Kahuzi-Biega u shkatërrua, shtoi Kasonga.

Asifiwe Nshimiyimana Manudi, një nga udhëheqësit e FDLR-së, u arrestua të hënën. Sylvestre Mudacumura, komandanti i grupit rebel, u vra në shtator nga ushtria kongoleze.

Mudacumura është kërkuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.