Pite Këndore
BKT
Kuzhina

Pite Këndore

Përbërsit:

1 kg petë të gatshme,
500 gr djath i fortë,
200 ml ajkë,
200 ml vaj bimor,
Krip, vaj,2 ve,
200 ml qumësht,
200 ml ujë i gazuar.

Përgatitja:
Masa për mbushje
Përzihen djathi dhe ajka, i shtohet një lugë gjelle me krip ose sipas shijës (më shumë ose më pak ), një vezë dhe 100 ml vaj.

Masa për lyrje
-Në një enë tjetër, përziejm një vezë me 200 ml qumësht, pak krip, 100 ml vaj dhe 200 ml ujë i gazuar.

Shtrojm në tavoline nga dy petë një mbi një, dhe fillimisht i lyejm me masen nga qumshti dhe uji i gazuar ( dmth e lyejm petën e parë, e shtojm të dytën sipër sajë, edhe të dytën e lyejm poashtu njejtë. Petën katrore e prejm në mes
për së gjati, dhe i shtojmë masen me djath dhe ajkë (sikurse në foto), dhe e mbështjellim në formë këndore. Kështu vazhdojm me të gjitha pëtët e mbetura, duke i vendosur në tavë të lyer me pak vaj ose gjalpë.
Në fund sipër i lyem me pak vaj dhe ajkë, e sipas dëshirës ju shtojmë edhe susam, ose farëza të zeza. Pjekën në 200*C, derisa të marrë ngjyrë të artë, dhe shërbehet e nxehtë, e shoqëruar me kos ose jogurt.