Kifle të vogla me kripë
Sharr Travel

Kifle të vogla me kripë

Përbërësit

2 vezë
250 gr gjalpë ose margarinë
gjysmë gote të çajit vaj vegjetal
6 lugë të gjellës Uthëll
2 gota miell
gjysmë Pluhur pjekje
2,5 lugë të çajit kripë
1 lugë të çajit sheqer pluhur
1 tas djathë

Përgaditja

Të gjithë përbërësit i derdhni në një enë të thellë, duke e kontrulluar masën e miellit.

Do ta përfitoni një brumë të butë, nga brumi ndani copa të vogla, i shtrini dhe ia vendosni përbërësit e brendshëm.

Pastaj i mbyllëni kiflet, përmbi i lyeni me të kuqët e vezës dhe susam.

Tepsinë me kifle e vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 170-180 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!