Ministri Ismaili përuron Ambulancat Specialistike në Gjilan
Sharr Travel

Ministri Ismaili përuron Ambulancat Specialistike në Gjilan

Ministria e Shëndetësisë ka përuruar sot objektin e Ambulancave Specialistike në Gjilan nw vlerw prej 114.746 Euro.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deklaroi se me këtë investim janë krijuar kushtemë të mira për pacientët si dhe personelin shëndetësor.

Ismaili theksoi se tani pacientët e Gjilanit nuk do të presin në radhë dhe do ta kenë një ambient modern.

“Kemi një ambient mjaftë mbresëlënës. Kur kemi ardhur në fillim ka qenë mjaftë i zymtë dhe me këtë investim është krijuar kushtet për pacientët dhe personelin shëndetësor si dhe është bërë digjitalizimi për pacientet qe mos të presin në radhë. Është bërë një modernizim i shërbimeve shëndetësore. Ambulancat Specialistike kërkojnë shumë shërbime andaj duhet të jetë një ambient modern dhe me kualitet të lartë. Uroj për pacientët e Gjilanit ku do të kenë një ambient mjaft të mirë”, ka thënë Ismaili.

Drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe SHSKUK-në për renovimin e objektit.

Hajrullahu theksoi se tani Spitali i Gjilanit ka kushtet optimale për pacientët si dhe shërbime kualitative e të sigurta.

“Sot e përuruam objektin e rinovuar të ambulancave specialistike falë investimit të SHSKUK-së. Neve na u janë krijuar kushtet optimale kurse për pacientë është krijuar një ambient miqësor për shërbime kualitative dhe të sigurta. Falënderoj ministrinë në detyrë dhe drejtorin për ndihmën në emergjencë pastaj edhe investimet në ambulancat specialistike si dhe me furnizim me aparaturë mjekësore”, tha ai, raporton EO.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se është bërë digjitalizimi i ambulancave specialistike si dhe janë krijuar kushte komode për pacientët.

“Jemi në hapjen e Ambulancave Specialistike që ka qenë premtim i vitit të kaluar në kuadër të SHSKUK-së. Ambulancat e reja, është bërë digjitalizimin tyre si dhe kushtet më komode, në vazhdimësi do të jetë nga SHSKUK në spitalet regjionale. Kjo do të jetë ndihmesë e madhe ku ofrohen shërbimet sekondare e cilësore. Falënderoj ministrinë e Shëndetësisë në përkrahje të të gjithave projekteve”, ka thënë Sejdiu.