SHSIMP: Shpifjet dhe kanosjet, tendenca për njollosjen e infermierëve
Sharr Travel

SHSIMP: Shpifjet dhe kanosjet, tendenca për njollosjen e infermierëve

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve (SHSIMP) tjerë shëndetësor që nga themelimi e deri më tani është karakterizuar nga serioziteti, transparenca, me një lloj specifik të veprimit kolektiv që ka përgjegjësi shtesë, mbrojtje dhe status, thuhet në një njoftim të kësaj sindikate.

Sipas tyre, shfrytëzimi i mediave për të përhapur frikë dhe panik në opinion me qëllim të shtyrjes së agjendave politike apo çfarëdo lloji qofshin ato, të kërcënimit indirekt të shënjestruar është goditje në vetë demokracinë.

Kjo sindikatë thotë se shpifjet, kanosja dhe tendenca për njollosjen e veprimtarisë legjitime të SHSIMP, nuk janë tjetër vetëm se përpjekje e dëshpëruar për kamuflimin e dështimeve, jokompetencës, paaftësisë së tyre në përfaqësim të interesave të komunitetit tonë.

“Ne si Sindikatë e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor mbesim të palëkundur dhe të përkushtuar në ngritjen e mirëqenies sociale, mbrojtjen e vlerave të profesionit dhe profesionistëve, mbrojtjen e interesave, përmirësimin e cilësisë së jetës, përmirësimin e kushteve më të mira të punës për komunitetin si dhe mirëpresim bashkëpunimin e të gjithë akterëve në realizimin e këtyre qëllimeve”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.