Zelandë e Re, një i vdekur nga shpërthimi i vullkanit
BKT
   Bota

Zelandë e Re, një i vdekur nga shpërthimi i vullkanit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, njoftoi se nga shpërthimi janë plagosur 23 persona, prej të cilëve njëri ka humbur jetën.

Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë janë plagosur pasi vullkani Whaakari në Zelandën e Re është aktivizuar, raporton Anadolu Agency.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në konferencën për media tregoi se gjatë shpërthimit në ishullin janë gjendur rreth 50 persona.

Ardern njoftoi se nga shpërthimi i cili ndodhi në orën 14.30 me kohën lokale janë plagosur 23 persona, të cilët janë transportuar në Zelandën e Re, prej të cilëve njëri ka humbur jetën.

Ajo tregoi se vazhdojnë punimet për shpëtimin e 27 personave që mendohet se të kenë mbetur në ishull.

Ndërkohë, Policia e Zelandës së Re bëri të ditur se në ishull ende gjenden njerëz tek të cilët nuk kanë arritur dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.

Drejtoresha e Operacioneve të Ambulancës të St. John, Norma Lane, tha se 7 persona të cilët kanë të djegura në trupat e tyre, janë në gjendje kritike.

Shpërthimi i ngjante bombës nukleare

Dan Harvey i cili peshkonte në rajon kur u aktivizua vullkani në Ishullin e Bardhë, tregoi se tymi i cili mbuloi ishullin ngjan si shpërthimet e bombave nukleare që i ka parë më përpara.

"Menjëherë u lajmërova te bashkëshortja ime. I thash 'Nëse dëgjon për shpërthimin në Ishullin e Bardhë ne jemi mirë'. Për ne nuk ishte problem, ishim larg por ishte e frikshme për njerëzit që ishin afër", tha Harvey duke treguar se tymi për disa minuta ka mbuluar Ishullin e Bardhë.

Vullakni Whaakari në ujërat e Ishullit Verior të Zelandës së Re, për herë të fundit ishte aktivizuar në vitin 2001.