SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive
BKT
   Bota

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC),  e Zyrës së Jashtme amerikane ka zgjeruar sot ‘listën e zezë” edhe me nëntë persona dhe disa kompani nga Serbia.

Ata janë shtuar në listë pasi janë duke u lidhur me Slobodan Tesiq, një tregtar armësh që ka qenë në listë që nga fillimi i vitit. Lista e zgjeruar përfshin përfaqësuesin e Tesiq në tregtinë ndërkombëtare, Goran Andriq, i cili drejton drejtpërdrejt ose tërthorazi Velcom Trade Beograd dhe i cili përveç nënshtetësisë serbe,  mban nënshtetësi edhe të Bosnjës dhe Britanisë së Madhe. Në listë bëjnë pjesë edhe drejtori dhe sekretari i Finrost në Qipro dhe përfaqësues i kompanisë Falcon Strategies, Esad Kapidziq, menaxheri i përgjithshëm i Partizan Tek, Nebojsha Sarenac Tehnoglobal sistem Beograd dhe drejtori i Partizan Tek Zoran Petroviq.  Po ashtu, në listë janë edhe pronari i kompanisë “Vektura trans” Milan Subotiq, përfaqësuesi i kompanisë “Araneks” Zelimir Petroviq, pronari i 50 për qind i kompanisë “Falcon strategies” Sreten Cvjetkoviq dhe drejtori i “Tehnoglobal sistems” Lubo Mariçiq.Lista përfshin gjithashtu ndërmarrjet Munstorm dhe Tardigrade Limited nga Qipro, si dhe Divert Limited Business të Hong Kong-ut.Pasuritë e këtyre individëve dhe kompanive të vendosura në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar.

Më poshtë mund të gjeni listën plotë të ndërmarrjeve dhe individëve Serb të cilët janë klasifikuar si targete nga administrata amerikane.

Kompanitë:

• Preduzece za trgovinu na veliko i malo Partizan Tech DOO Beograd-Savski Venac • Technoglobal Systems DOO Beograd

• Charso Limited

• Grawit Limited

• Velcom Trade D.O.O. Beograd

• Falcon Strategic Solutions D.O.O. (Falcon Strategic)

• Melvale Corporation D.O.O. Beograd

• Vectura Trans DOO

• Araneks DOO

• Moonstorm Enterprises LTD - Bazuar në Çeki

• Tardigrade Limited - Bazuar në Çeki

• Business Diversity Limited - Bazuar në Çeki

• Finrost Limited (Finrost) - Bazuar në Çeki

Persona:

• Goran Andriq

• Esad Kapixhiq

• Nebojsa Sharenac • Zoran Petroviq

• Nikola Brkiq

• Milan Subotiq

• Zelimir Petroviq • Sreten Cvjetkoviq • Ljubo Mariçiq

https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm849