Francë, vazhdojnë manifestimet kundër reformës së pensioneve
Sharr Travel

Francë, vazhdojnë manifestimet kundër reformës së pensioneve

Sektori i transporteve vazhdon të jetë i bllokuar në ditën e gjashtë radhazi me greva dhe manifestime në mbarë Francën pas mobilizimit që filloi të enjten e kaluar.

Sindikatat kundër reformës së pensioneve po i bëjnë presion qeverisë para se ajo të zbulojë sot detajet e projektit të saj.

“Të prekur nga greva e transporteve që prej të enjtes, parisienët do të duhet ta marrin me qetësi situatën. Dhjetë linja metroje nga 16 do të mbyllen sot dhe vazhdimi i grevës u votua të paktën deri të mërkurën, ndoshta dhe deri të premten. Java është e vdekur”, theksoi një lider sindikalist, Thierry Babec.

Vetëm 20% e TGV dhe trenave periferikë do të qarkullojnë dhe rreth 25% e fluturimeve të brendshme do të kryhen, ndërkohë që 10% e linjave postare të “Air France” janë anuluar.

Greva është shtrirë gjithashtu në sektorin e karburanteve, ku sindikata CGT shpreson të rrisë presionin duke përfshirë edhe ndalimin e prodhimit në rafineri.

Në këtë ditë mobilizimi edhe shkollat dhe kopshtet do të mbyllen gjithashtu.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner u kërkoi dje prefektëve të punonin me organizatat sindikale për të mirëpërgatitur manifestimet.


MË SHUME NGA Bota