UICN: Fauna dhe flora të kërcënuara nga ndryshimet klimatike

UICN: Fauna dhe flora të kërcënuara nga ndryshimet klimatike

Të përballura me kërcënime të shumta, kafshët dhe bimët duhet të përballen tani edhe me ndryshimet klimatike, theksoi sot UICN gjatë vendosjes në ”listën e kuqe” të specieve të kërcënuara.

“Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (UICN) ka shtuar 1 840 specie të kërcënuara në këtë listë duke e çuar shifrën totale në 30 178”, sipas një komunikate të publikuar gjatë samitit të OKB-së për klimën në COP25 në Madrid.

“Ndryshimet klimatike u shtohen kërcënimeve të shumta me të cilat përballen speciet dhe ne duhet të reagojmë sa më shpejt dhe në mënyrë vendimtare për të zgjidhur krizën”, theksoi Grethel Aguilar, drejtoreshë e përgjithshme e UICN, në një komunikatë.

Në një raport të pazakontë, Platforma Ndërqeveritare Shkencore dhe Politike mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) renditi në maj faktorët kryesorë të ndryshimit brutal të biodiversitetit./atsh/