Algjeri, dy ish-kryeministra dënohen me burg për korrupsion

Algjeri, dy ish-kryeministra dënohen me burg për korrupsion

Dy ish-kryeministrat algjerianë, Ahmed Ouyahia dhe Abdelmalek Sellal, të gjykuar për korrupsion u dënuan respektivisht me 15 dhe 12 vite burg.

Njoftimi i këtyre vendimeve ndodhi dy ditë para zgjedhjeve presidenciale, të hedhura poshtë masivisht për shkak të kritikave për kandidatët në listë, që kanë qenë të lidhur ngushtë me pushtetin e ish-presidentit, Abdelaziz Bouteflika.

Ouyahia dhe Sellal, bashkëpunëtorë të Bouteflika-s, në pushtet për 20 vjet, para se të detyrohej në prill të jepte dorëheqjen nga një lëvizje popullore e pazakontë, ishin gjykuar që prej një jave së bashku me ish-drejtues të tjerë politikë dhe drejtues të lartë për abuzime në sektorin e industrisë së automobilave.

Abdeslam Bouchouareb, ish-ministri i Industrisë, i larguar jashtë vendit, u dënua në mungesë me 20 vite burg.

Dy ish-ministra të Industrisë, Mahdjoub Bedda dhe Youcef Yousfi u dënuan me 10 vjet burg./atsh/