Qytetet gjermane me transport publik pa pagesë
BKT
   Bota

Qytetet gjermane me transport publik pa pagesë

Komisioni Evropian në maj të vitit 2018 kishte dërguar një padi në gjykatën evropianë kundër Gjermanisë dhe pesë vendeve tjera të BE-së, për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan Deutsche Welle.

Ky fakt alarmoi autoritetet gjermane që filluan me programe të ndryshme, përmes të cilave do të zvogëlonin emetimin e gazrave të dëmshme, kurse shumë qytete gjermane tashmë kanë vendosur që qytetarëve të tyre t’ju ofrojnë transport publik pa pagesë

Kështu banorët e Hanoverit kanë pasur rastin që të shtunën e parë të dhjetorit ta përdorin trafikun urban pa pagesë e disa rrugë që nuk ishin larg qendrës, janë mbyllur me qëllim që autobusët dhe tramvajet të mund të arrijnë më shpejtë në destinacion. Megjithatë nuk është vërejtur ndonjë rritje e pasagjerëve, pasi nëpër rrugë kishte më shumë autobusë dhe tramvajë sesa zakonisht që ka.

Zyrtari i lartë rajonal për Komunikacion, Ulf Birger Franc, vlerëson se kjo ditë i ka kushtuar vendit 600 mijë euro. Shtrenjtë, por me sukses: sipas informatave të para, transporti publik ka pasur 60 për qind më shumë pasagjerë. Kryetari i komunës, Belit Onaj ka përshëndetur këtë veprim, por Franc thotë se një veprim i tillë ishte rezultat i një eksperimenti – duke pranuar se nuk kanë ofruar zgjidhje afatgjate.