Gjykata turke ia vazhdon paraburgimin punëtorit të konsullatës amerikane
BKT
   Bota

Gjykata turke ia vazhdon paraburgimin punëtorit të konsullatës amerikane

Një gjykatë turke mori vendim të mërkurën që ta mbajë në paraburgim një punëtor të konsullatës amerikane në kohën kur po vazhdojnë hetimet kundër tij nën akuzën për spiunazh.

 

Avokati i Metin Topuz-it tha se klienti i tij do të mbetet në paraburgim deri në seancën e radhës, e cila do të mbahet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Rasti i këtij zyrtari ka qenë shkaktar i tensionimit të marrëdhënieve mes aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Topuz, i cili ka punuar si përkthyes për Agjencinë Kundër Drogës në konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Stamboll, është duke u mbajtur në paraburgim për më shumë se dy vjet. Avokati i tij, Halit Akalp, tha se seanca e radhës është caktuar për datën 10 mars 2020.

Ky person akuzohet nga autoritetet turke për spiunazh dhe lidhje me rrjetin e klerikut Fetullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, ai i ka mohuar këto akuza.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin për vazhdimin e paraburgimit me synimin për ta dëgjuar edhe dëshminë e një dëshmitari tjetër, i cili ende nuk është paraqitur, shkruan “Reuters”