14:44 / 11.12.2019
QKUK, për herë të parë me metoda invazive është bërë largimi i mitrës
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë me metoda minimale invazive është bërë largimi i mitrës së bashku me vezore, me metoda moderne laparaskopike.
Pas operacionit, pacientja ka qëndruar vetëm dy orë në dhomën e kujdesit intensiv, derisa pritet që të lirohet për në shtëpi brenda dy ditësh.
Pajisja e laparaskopit, e blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka shërbyer për intervenim në disa raste të ndërlikuara, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më të sigurt punën e mjekëve.























