Jemen, 390 mijë persona braktisën shtëpitë që nga fillimi i 2019
BKT
   Bota

Jemen, 390 mijë persona braktisën shtëpitë që nga fillimi i 2019

"Në Jemen që nga fillimi i vitit rreth 393 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre, shumica për shkak të përleshjeve", thuhet në deklaratë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se që nga fillimi i vitit 2019 rreth 393 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Jemen.

Zyra e IOM-it në Jemen në deklaratën nga Twitteri tha se janë duke zhvilluar një punim të përbashkët me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për t'u ndihmuar qindra mijëra jemenasve që të ndërtojnë strehimoret dhe shtëpitë e përkohshme të tyre, të cilët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të përleshjeve që vazhdojnë në vend.

"Në Jemen që nga fillimi i vitit rreth 393 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre, shumica për shkak të përleshjeve", thuhet në deklaratë.

Ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale e Jemenit, Ibtihaj Al Kamal, në fjalimin e saj më 15 nëntor në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, në Konferencën Ndërkombëtare të Zhvillimit dhe Popullsisë, tha se mbi 2 milionë gra kanë migruar nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që synonte të parandalonte avancimin e grupit Huthi në Jemen dhe të mbështeste qeverinë pro-saudite të vendit.