Sisi: Brenda disa muajve do të gjejmë zgjidhje për krizën në Libi
BKT
   Bota

Sisi: Brenda disa muajve do të gjejmë zgjidhje për krizën në Libi

"Do të veprojmë në mënyrë të shpejtë për zgjidhje në Libi dhe brenda disa muajve të ardhshëm do të gjejmë zgjidhje për krizën në Libi. Sigurisht që zgjidhje politike", tha presidenti egjiptian, Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi tha se brenda disa muajve do të gjejnë zgjidhje për krizën në Libi për shkak se kriza në Libi ndikon negativisht mbi sigurinë kombëtare të vendit të tij.

Në fjalimin e hapjes gjatë një takimi për Afrikën në qytetin Asvan në jug të Egjipit, presidenti Sisi tha se vendi i tij ka kufi me Libinë dhe se ndodhitë në këtë vend ndikojnë negativisht ndaj sigurisë kombëtare të Egjiptit.

Sisi u bëri thirrje vendeve të Afrikës për bashkëpunim kundër terrorizmit. "Do të veprojmë në mënyrë të shpejtë për zgjidhje në Libi dhe brenda disa muajve të ardhshëm do të gjejmë zgjidhje për krizën në Libi. Sigurisht që zgjidhje politike", tha Sisi.

Duke tërhequr vëmendjen se kundër terrorizmit "nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të veprojnë së bashku", presidenti egjiptian tha se Egjipti është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha vendet që kanë problem me terrorizmin dhe se për këtë çështje do të bëjnë përpjekje dhe nuk do të bëjnë deklarata shtypi për opinionin publik pa marrë një rezultat.

Që nga viti 2011 e deri më sot në Libi vazhdon një krizë legjitimiteti, ku ndodhin përleshje të armatosura mes forcave të gjeneralit Khalifa Haftar dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht.

Gjenerali Haftar, lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë, më 4 prill dha urdhër për sulme me qëllim për të marrë nën kontroll kryeqytetin Tripoli ndërsa njësitë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar pas kësaj filluan operacionin "Burkan el-Gadab".