Trump: Kontroll global mbi armatimet, përfshirë Kinën
BKT
   Bota

Trump: Kontroll global mbi armatimet, përfshirë Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënvizuar mbështetjen e tij për një kontroll global efektiv të armatimeve që përfshijnë jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën, deklaroi Shtëpia e Bardhë, pas takimit midis presidentit Trump dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

”Në takimin me Lavrov, presidenti Donald Trump i kërkoi Moskës të mbështesë përpjekjet e SHBA për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore dhe të garantojë denuklearizimin e Koresë së Veriut”, deklaroi Shtëpia e Bardhë./ATSH/