Për 24 orë në spitalin e Pejës kryhen 17 operacione
Sharr Travel

Për 24 orë në spitalin e Pejës kryhen 17 operacione

17 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Përmes një njoftimi, thuhet gjithashtu se në këtë spitali në total janë kryer mbi 3 mijë analiza.

“17 operacione janë kryer dje më datë 11 dhjetor 2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Analiza kanë kryer 269 pacient që në total kanë kryer 3,831 analiza”, thuhet në njoftim.

Ndërsa 238 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 23 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje 1 djalë dhe 3 vajza.