Shembet një minierë në Afganistan, 5 të vdekur dhe dhjetëra nën rrënoja
Nik Muhammed Nazari, zëdhënësi i guvernatorit të Badakhshan para gazetarëve tha se shembja ka ndodhur derisa minatorët ishin në minierë.
Të paktën 5 minatorë e kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë lënduar me rastin e shembjes së minierës së arit në qytetin Registan në provincën afgane Badakhshan në verilindje të vendit, raporton Anadolu Agency.
Nik Muhammed Nazari, zëdhënësi i guvernatorit të Badakhshan para gazetarëve tha se shembja ka ndodhur derisa minatorët ishin në minierë.
Ai theksoi se në këtë fatkeqësi jetën përveç 5 viktimave 35 janë nën rrënoja.
Në vijim janë duke u zhvilluar operacionet për shpëtimin e punëtorëve.
Gjatë shembjes së minierës së arit në qytetin Kohistan të provincës Badakhshan në janar të këtij viti jetën e humbën 30 minatorë.























