Gjykata belge vendos kthimin e 10 fëmijëve të pjesëtarëve të DEASH-it
BKT
   Bota

Gjykata belge vendos kthimin e 10 fëmijëve të pjesëtarëve të DEASH-it

Në vendimin e saj gjykata vendosi që 10 fëmijët e luftëtarëve të huaj terroristë të sillen në Belgjikë.

Një gjykatë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, mori vendimin për të sjellë në vend 10 fëmijët e 4 personave, pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH që ndodhen në Siri.

Gjykata në Bruksel ka marrë vendimin e saj lidhur me fëmijët e 4 shtetasve belgë, pjesëtarë të DEASH-it që ndodhen në një kamp në verilindje të Sirisë.

Në vendimin e saj gjykata vendosi që 10 fëmijët e luftëtarëve të huaj terroristë të sillen në Belgjikë.

Duke vendosur që prindërit e fëmijëve nuk mund të kthehen në vend, gjykata njoftoi se Belgjika brenda 6 javësh duhet të ofrojë ndihmën e konsullatës për fëmijët dhe të plotësojë procedurat e nevojshme për kthimin e tyre.

Në rast se fëmijët nuk vijnë brenda 6 javësh në Belgjikë, vendi do të duhet të paguajë gjobë prej 5.000 eurosh në ditë për çdo fëmijë.