Instagrami gjatë 2019-ës, dhe shërbimet që ndryshuan
Sharr Travel

Instagrami gjatë 2019-ës, dhe shërbimet që ndryshuan

Teksa fundviti veçse ka arritur, njerëzit po nxitojnë ta bëjnë Instagram-in e tyre më të mirë dhe të gjejnë fotografitë më të veçantë të vitit.

Kolazhi vjetor është bërë traditë, duke lejuar njerëzit të reflektojnë në postimet që u pëlqyen më shumë nga miqtë e tyre gjatë vitit që po lëm pas.

Në vitin 2019, ekzistoi një gamë e tërë mjetesh që e bën Instagramin të funksionojë me lehtë.

Fatmirësisht ju nuk keni nevojë të zgjidhni të gjitha fotografitë tuaja, por zgjidhni ato më të mirat.

Më e mira duket se është topnine.co, e cila përfshin disa veçori shtesë si aftësia për të parë se sa pëlqime keni arritur të merrni gjatë vitit, transmeton Indeksonline.

Vitin e kaluar, ajo faqe u fut si çështje diskutimi në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, ndoshta për shkak të rregullave më të rrepta të intimitetit. Ato duket se janë rregulluar së fundi.

Por nëse keni probleme, sërish mund të drejtoheni te faqja 2019bestnine si alternativë.

Instagram gjatë këtij viit ka bërë shumë ndryshime, por është mjaftë interesante të komunikosh me rrjetin social në rast se keni ndonjë telashe.

Nëse në telefonin tuaj nuk mund ta hapni Instagramin për ndonjë arsye të veçantë, mund t’u shkruani në gmail dhe përgjigje do të keni madje për ta dëshmuar këtë, Instagram kërkon forma të veçanta.

Ndonjëherë kërkon fotografi ‘selfie’ me letër në dorë ku kërkohet të shkruhet një kod, në këtë mënyrë dëshmohet se jeni ju personi i cili zoton një profil në Instagram.