Trump firmos dekretin për antisemitizmin në kampuset universitare
BKT
   Bota

Trump firmos dekretin për antisemitizmin në kampuset universitare

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi sot një dekret të diskutueshëm për të luftuar antisemitizmin në kampuset universitare, subjekt i polemikave intensive, që kritikët e tij e kanë cilësuar si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Ky dekret zgjeron përkufizimin e antisemitizmit, që përdoret nga Ministria e Arsimit, kur zbaton Ligjin për të Drejtat Civile të vitit 1964. Në mënyrë të veçantë, në të urdhërohet përdorimi i përkufizimit të antisemitizmit, i dhënë nga Aleanca Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (IHRA).

”Me këtë dekret, Donald Trump mbron studentët hebrenj dhe bën të qartë se antisemitizmi nuk do të tolerohet”, tha dhëndri dhe këshilltari i tij, Jared Kushner në një artikull në ”New York Times”.

Por, mbrojtësit e lirisë së shprehjes kanë frikë se përkufizimet shumë të gjera dhe të paqarta të antisemitizmit do të përdoren për të ndaluar të gjitha kritikat ndaj politikës së qeverisë izraelite./atsh/