Abdelmadjid Tebboune fiton zgjedhjet presidenciale në Algjeri
BKT
   Bota

Abdelmadjid Tebboune fiton zgjedhjet presidenciale në Algjeri

"Në këtë fitore të thellë, Tebboune siguroi 58.15 për qind të votave", tha Mohamed Sharfi, kreu i Autoritetit Zgjedhor Algjerian.

Abdelmadjid Tebboune ka fituar zgjedhjet presidenciale në Algjeri, bëri të ditur sot Autoriteti Zgjedhor i këtij vendi.

"Në këtë fitore të thellë, Tebboune siguroi 58,15 për qind të votave", tha Mohamed Sharfi, kreu i Autoritetit Zgjedhor Algjerian, në një konferencë për media në kryeqytetin algjerian.

Tebboune, 74-vjeçar, shërbeu vetëm 81 ditë si kryeministër përpara se të hiqej në gusht të vitit 2017.

Ish-presidenti Abdelaziz Bouteflika, i cili u detyrua të jepte dorëheqje prillin e kaluar pas protestave, shkarkoi Tebboune për përpjekjen e tij për të marrë masa kundër personave të korruptuar besnikë ndaj regjimit.

I lindur më 17 nëntor në provincën lindore Naama, ai studioi në Shkollën Kombëtare të Administrimit dhe diplomoi në ekonomi dhe financa në vitin 1969.

Duke e konsideruar si një nga simbolet e regjimit Bouteflika, Tebboune gjatë fushatës së tij elektorale ka thënë se programi i tij politik do të përmbushë kërkesat e protestuesve.