Arrin në Kosovë kuzhinieri më famë botërore
Sharr Travel

Arrin në Kosovë kuzhinieri më famë botërore

Aleanca Franceze e Prishtinës ka organizuar punëtori gatimi për fëmijët me kuzhinierin me famë botërore, francezin Christophe Dovergne.

Punëtoria fillon të shtunën me 14 dhjetor, në orën 10:30.

Themeluesi i faqes së internetit të recetave 750g.com, kuzhinieri Christophe mëson gatime në shkolla të mesme në Francë dhe është autor i librave të shumta të gatimeve.

Fëmijët që marrin pjesë në punëtori do të mësojnë se si të bëjnë biskota të krishtlindjeve.

Punëtoria është e hapur për fëmijë nga mosha 6 deri në 12 vjet, dhe synon të zbulojë gastronominë franceze dhe traditat franceze të Krishtlindje.