​Johnson: Vendi të shërojë plagët e krijuara nga Brexit
Sharr Travel

​Johnson: Vendi të shërojë plagët e krijuara nga Brexit

Kryeministri konservator, Boris Johnson u kërkoi sot bashkëqytetarëve të tij të “shërojnë plagët” e krijuara nga Brexit.

Duke falënderuar zgjedhësit e tij, ai iu drejtua gjithashtu mbështetësve të qëndrimit në Bashkimin Evropian dhe i kërkoi gjithë vendit të kthejë faqen dhe të shërojë plagët e krijuara nga Brexit, votuar nga 52% e britanikëve në vitin 2016.

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson fitoi një maxhorancë absolute prej 365 vendesh nga 650 në Dhomën e Ulët të Parlamentit, rreth 48 vende më shumë, një fitore historike, në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluara dje.

Sipas rezultatit përfundimtar të publikuar sot, opozita Laburiste ka humbur 59 vende, me 203 deputetë gjatë këtyre zgjedhjeve të përqendruara në zbatimin e Brexit-it. Numri i pjesëmarrësve në votime ka qenë 67,3%./ATSH/

 


MË SHUME NGA Bota