Zgjedhjet në Britani,liderët e Partisë së Punës kërkojnë falje për rezultin
Sharr Travel

Zgjedhjet në Britani,liderët e Partisë së Punës kërkojnë falje për rezultin

Jeremy Corbyn dhe John McDonnell kanë kërkuar falje për humbjen “katastrofike” të Partisë së Punës në zgjedhjet e së enjtes në Britani, ku kjo parti humbi 56 ulëse në parlament.

Corbyn u kërkoi falje mbështetësve të partisë në dy artikuj duke e cilësuar atë një “goditje trupi për të gjithë ata që kaq dëshpërimisht kanë nevojë për ndryshim real në vendin tonë”.

Kreu i Partisë së Punës pohoi se merr përgjegjësinë për rezultatin, por insistoi se ndjehet krenar për fushatën e partisë.

Ndërsa McDonnell i tha BBC-së se “e zotëron këtë fatkeqësi”.

Lideri i kësaj partie dhe kanceleri në hije bënë të ditur se do të tërhiqen në vitin e ardhshëm.

Gara për zëvendësimet e tyre tashmë ka filluar, me deputeten Wigan Lisa Nandy që ka thënë se po e mendon seriozisht kandidimin.

McDonnell tha se pret që zgjedhjet e brendshme partiake të zhvillohen për tetë deri në dhjetë javë.

Partia e Punës pësoi rezultatin e saj më të keq të zgjedhjeve që nga viti 1935, ku pjesa e saj e votave pësoi rënie për  tetë pikë.