Malajzi, rreth 4 000 persona evakuohen pas përmbytjeve
Sharr Travel

Malajzi, rreth 4 000 persona evakuohen pas përmbytjeve

Autoritetet e Malajzisë deklaruan se 3,835 banorë janë evakuuar pas përmbytjeve që goditën shtetin jugor Johor të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti qeveritar për Mirëqenie Urbane dhe Mjedis njoftoi se numri u rrit nga 2.853 për shkak të reshjeve që filluan më 13 dhjetor.

Banorët e evakuuar janë vendosur në zona të sigurta.

Autoritetet paralajmëruan se reshjet shiut dhe përmbytjet do të vazhdojnë në rajon.


MË SHUME NGA Bota