Pas sulmeve në internet, New Orleans shpall gjendjen e jashtëzakonshme
BKT
Tech

Pas sulmeve në internet, New Orleans shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Punonjësit e qytetit të New Orleans u udhëzuan të mbyllnin kompjuterët e tyre, këtë fundjavë si një masë paraprake pas një sulmi të dukshëm kibernetik.

Kështu kryetari LaToya Cantrell u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Zyrtarët thanë se kjo u vërejt të premten (14 dhjetor) në mëngjes.

“Jemi në gjendje rikuperimi”, tha Cantrell gjatë një konference. Ai më tutje shtoi se nuk ka asnjë provë se të dhënat personale kanë humbur.

Përveç kësaj, në Luizianë më parë ndodhi një sulm, por nuk dihet nëse janë të lidhura këto incidente.

Këto incidente duhet të konsiderohen të shtëna paralajmëruese, dhe është shumë shqetësuese se sa shpesh agjencitë qeveritare mbesin jashtë linje.


MË SHUME NGA Tech