816000 italianë, shumica të rinj, kanë emigruar gjatë 10 viteve të fundit
BKT
   Bota

816000 italianë, shumica të rinj, kanë emigruar gjatë 10 viteve të fundit

Rreth 816000 italianë janë transferuar jashtë vendit këto 10 vitet e fundit, më shumë se 73% e të cilëve janë të moshës mbi 25 vjeç.

”Mes tyre, rreth tre e katërta kanë një nivel arsimimi të mesëm dhe të lartë”, sipas raportit të ISTAT mbi migracionin.

Numri i të ardhurve nga kontinenti afrikan në Itali në 2018 është ulur me 17%.

Fenomeni i zhvendosjes në kërkim të një pune nga jugu drejt veriut dhe pjesës qendrore të Italisë është në rritje të lehtë.

Sipas raportit të ISTAT mbi regjistrimin e popullsisë rezidente, në vitin 2018, ka më shumë se 117 000 lëvizje nga jugu dhe ishujt që kanë si destinacion rajonin e pjesës qendrore dhe veriore (+ 7% në raport me 2017).

Nga këto eksode vuajnë kryesisht Siçilia dhe Kampania, që kanë humbur në vitin 2018 më shumë se 8 500 residentë të diplomuar, me moshë mesatare 25 vjeç.