Republika Dominikane kërkon viza për venezuelianët
BKT
   Bota

Republika Dominikane kërkon viza për venezuelianët

Me këtë veprim, ky vend i Karaibeve ndoqi hapat e Ekuadorit, Kilit dhe Perut, të cilat vendosën kufizime të udhëtimit për venezuelianët në vitin 2019.

Republika Dominikane ka filluar të kërkojë viza për venezuelianët.

Me këtë veprim, ky vend i Karaibeve ndoqi hapat e Ekuadorit, Kilit dhe Perut, të cilat në vitin 2019 vendosën kufizime të udhëtimit për venezuelianët. 

Kërkesa për viza u paralajmërua javën e kaluar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Dominikane.

“Ministria e Punëve të Jashtme (Mirex) informon se nga 16 dhjetori i vitit 2019 shtetasve të Republikës Bolivariane të Venezuelës që duan të hyjnë në Republikën Dominikane do t’u kërkohet vizë e lëshuar përmes misioneve konsullore përkatëse”, tha ministria në njoftim.

Në Republikën Dominikane banojnë rreth 30 mijë venezuelianë dhe me këtë vendim ky vend synon të pakësojë hyrjen e tyre për qëllime turistike.